Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.

Hapet thirrja për bursa në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin e Studimeve të
Mesinës, në Itali, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e
Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e
parë të vitit akademik 2024-2025.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër;
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve
i Mesinës klikoni në linkun:
https://international.unime.it/study-us/bachelors-degrees
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në
universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e
regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze /italiane);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim student i nivelit aktual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë
zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
– Listë notash e nivelit aktual dhe të niveleve të mëparshme të studimit (të përkthyera në
mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Italisht, në varësi të programit të studimit);
– Application form, sipas linkut:
https://international.unime.it/sites/sten/files/2023-
02/APPLICATION%20FORM%20INCOMING%20ERASMUS%2023-24.doc
– *Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben
për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm
seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni
në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në
Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të
kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur
të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj
semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në
Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas
nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori
Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-
content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 21 Maj 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *