Hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës
në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-
2025.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për
stafin me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aristotel të Selanikut, Greqi,
për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025.
https://eurep.auth.gr/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
– Shkëmbimin e stafit ndihmës akademik me karakter administrativ dhe administrativ me kohë
të plotë për trajnim;
Kohëzgjatja:
– 5 ditë +2 ditët e udhëtimit;
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin për stafin (160 EUR në ditë për stafin);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin me kohë të plotë:
– CV + Lista e publikimeve (stafi akademik), (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Vërtetim Punësimi (në gjuhën shqipe);
– Certifikata e gjuhës së huaj;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer/jeni shpallur ose jo më parë fitues në një mobilitet Erasmus+
(nëse po, ku, duke specifikuar universitete dhe periudhat e mobiliteteve);

-Letër suporti nga Universiteti pritës, referohuni linkut:
https://eurep.auth.gr/en/coordinators/international
– Plani i mobilitetit*;
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:

https://unitiredu-
my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EQM62ekVVWdPiBIOdRfUpRsBPtmjg

S9qNTZ2tHKhpwzEsQ?e=TcsrLm
Për të shkarkuar formatin e Planit të mobilitetit për trajnim klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EfdfRJ6o-
4hAshDRGhxxg7QBqOf02DEilDCY4-nzNjVAcg?rtime=4ZNxdix72Eg

*Plani i Mobilitetit është një dokument, në të cilin duhet të specifikohet programi juaj i
propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset nga aplikanti
dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Afati për aplikim: 29 Prill 2024
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

# Posted In:

Leave A Comment