FTESË PËR PJESËMARRJE
Departamenti i të Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë, UT ka kënaqësinë t’ju ftojë në
Konferencën Shkencore kombëtare “Zhvillime dhe Risi në të Drejtën Private ” e cila do të zhvillohet në
ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, UT, në datën 12 qershor 2024.
Konferenca organizohet në kuadër të aktiviteteve shkencore që organizon Departamenti i së
Drejtës Civile, si kontribut i dhënë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Departamenti i të Drejtës Civile si pjesë
integrale e tij, në zhvillimin e të drejtës dhe kërkimin shkencor në Shqipëri. Kjo konferencë ka për qëllim
që të shërbejë si një forum ku studiuesit e të drejtës të kenë mundësinë të paraqesin punimet e tyre dhe të
shkëmbejnë mendime lidhur me problematikat ligjore që ekzistojnë aktualisht në fushën e së drejtës
private dhe të propozojnë ndryshime apo përmirësime të mundshme.
FUSHAT BRENDA TË CILAVE MUND TË JENË PUNIMET E KONFERENCËS:
Zhvillime në të drejtën civile dhe të drejtën e detyrimeve dhe kontratave,
Zhvillimet në të drejtën proceduriale civile,
Zhvillimet në fushën e marrëdhëniet familjare,
Rregjimi i pasuritë e paluajtshme dhe rregjistrimi i tyre.
Zhvillimet e të drejtën tregëtare, të drejtës së biznesit,
Zhvillimet dhe risitë në të drejtën e punës,
Zhvillimet në të drejtën mbrojtjes sociale dhe te drejten e sigurimeve,
Zhvillimet ne fushen e pronësisë intelektuale.
Zhvillimet aktuale në të drejtën ndërkombëtare private dhe të drejtën private evropiane.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I DREJTËSISË
DEPARTAMENTI I SË DREJTËS
CIVILE
PREZANTIMI I PUNIMEVE DHE PJESËMARRJA NË KONFERENCË
Konferenca do të zhvillohet në një ditë të vetme dhe do të organizohet në disa panele. Çdo
diskutant do të ketë në dispozicion 15 minuta për prezatimin e punimit së bashku me konkluzionet e tij.
Autorët të cilët punimet e tyre duan t’i prezantojnë në PPT, duhet të njoftojnë Komitetin Organizativ
brenda datës 10.06.2024. Së paku një nga autorët e punimeve duhet të jetë i pranishëm personalisht në
prezantimin e punimit. Në të kundërt punimi nuk do të botohet dhe autorët nuk do të pajisen me
çertifikatën e pjesëmarrjes.
ABSTRAKTI DHE FORMATI I PUNIMIT
Autorët duhet të paraqesin një përmbledhje të çështjes që duan të trajtojnë si edhe fjalët kyçe,
brenda afatit të përcaktuar në këtë thirrje, në adresën konferencacivil@gmail.com. Abstrakti duhet të jetë
maksimalisht 250 fjalë, 5-7 fjalë kyçe dhe të përmbajë titullin e punimit, emrat e autorëve, adresën
elektronike të tyre dhe Universitetin nga vijnë (ose qendrën e punës).
Punimi i plotë duhet të jetë në gjuhën shqipe. Çdo punim duhet të ketë këtë format : Formati i
faqes A4, Fonti Times Neë Roman 12, hapësira 1, marxhins 2.5 cm. Titulli i punimit duhet të jetë i
vendosur në mes të faqes me shkronja kapitale me bold dhe gjatësia e punimit duhet të jetë jo më shumë
se 6000 fjalë, përfshirë edhe referencat me footnotes dhe bibliografinë.
DATA TË RËNDËSISHME
15.05.2024, afati i fundit për të dorëzuar Abstraktin.
20.05.2024, kthim përgjigje për pranimin e Abstraktit.
10.06.2024, afati për dorëzimin e punimit të plotë
12.06.2024, dita e konferencës.
Leave A Comment