Përfundon me sukses cikli i trajnimeve të organizuara nga Konsorciumi i udhëhequr nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (IPLS) në kuadër të projektit “Gjyqësori në Fokus”, për studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universitetit i Tiranës.
Me datë 15.04.2024, u mbajt trajnimi i fundit mbi temën e “Transparenca në Gjykata” moderuar nga Av.Sajmir Dautaj dhe Av.Albana Tushe me fokus:
- Parimi i Transparencës së Gjykatave, Standardet Ndërkombëtare dhe Kuadri ligjor dhe Strategjik në fuqi në Republikën e Shqipërisë;
- Monitorimi i Transparencës në Gjykata dhe Standartet për të Drejtën e Aksesit në Dokumentat dhe Dosjet e Gjykatës. Kuadri Ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
Përmbajtjet e trajnimeve mbi “Meritokracia në Karrierat Gjyqësore”, “Integriteti Gjyqësor”, “Aksesi në Drejtësi dhe Gjykimi i Drejtë”, “Transparenca e Gjykatave”, gjenden dhe në formën e Guidave dhe manualeve të përgatitura nga ekspertë të së drejtës.
Për të gjithë studentët e interesuar materialet e mësipërme mund ti aksesojnë në faqen web të IPLS-së: http://ipls.org/projekte/judiciaryunderspotlight/.
Në përfundim të takimit, Drejtoresha Ekzekutive e IPLS, Zj.Lidra Elezi, falenderoi studentët për pjesmarrjen dhe interesin e shprehur si dhe shpërndau çertifikatat në cilësinë e “Monitoruesit të Sistemit të Drejtësisë”.