Përfaqësia për Evropën Qendrore dhe Lindore e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) ka informuar se ka hapur thirrjen për aplikime për shkollën verore frëngjishtfolëse mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare, të organizuar me Universitetin Politehnica të Bukureshtit, nga data 1 deri më 5 korrik, në Bukuresht.

Kandidatët duhet të jenë nga mosha 20 deri në 28 vjeç dhe të jenë shtetas të një prej vendeve anëtare, të asociuara ose vëzhguese të OIF ​​në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe të studiojnë ose të kenë studiuar marrëdhëniet ndërkombëtare, shkencat politike, gazetarinë, drejtësinë, përkthimin/interpretimin, si dhe të kenë një nivel minimal B2 të frëngjishtes.

Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit do të mbulohen nga organizatorët.

Aplikimet janë të hapura deri më 15 maj, në linkun e mëposhtëm:

https://mfr.upb.ro/nos-evenements/universite-dete-des-jeunes-en-relations-internationales

Leave A Comment