Doktoranti Ilir Barjaba, kandidat për mbrojtjen e doktoratës pranë Departamentit të së Drejtës Publike, FD, UT, paraqiti në një sesion të hapur me pjesëmarrjen e studentëve dhe pedagogëve, disa nga gjetjet paraprake të studimit me temë: “Analizë krahasuese e instrumenteve dhe standardeve ndërkombëtare për votimin si e drejtë universale”.
Analiza e ndikimit që ka zgjerimi i të drejtës së votës në zhvillimin e sistemit ligjor dhe rendit demokratik zhvillohet përmes krahasimit të përvojave në 60 shtete demokratike, në lidhje me shtatë kufizime ligjore të së drejtës së votës. Studimi ka për qëllim të testojë nëse demokracitë “e forta” janë më gjithëpërfshirëse sesa ato “të dobëta”, kur vendosin se kush gëzon të drejtën e votës. Një kre i punimit i dedikohet krahasimit me zgjedhjet për përfaqësimin në institucionet e Bashkimit Evropian. Gjetjet nga ky studim do të mundësojnë konkluzione dhe sugjerime për përmirësimin e legjislacionit shqiptar dhe praktikat institucionale në këtë fushë.
“ANALIZË KRAHASUESE E INSTRUMENTEVE DHE
STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE PËR VOTIMIN SI E DREJTË UNIVERSALE”
GJETJE PARAPRAKE
REFERON: ILIR BARJABA (doktorant)
Udhëheqëse shkencore: Prof. Dr. Aurela Anastasi
Ditën e martë, më 09.4.2024, ora 12.00-13.00
Fakulteti i Drejtësisë, Salla e doktoratave
Leave A Comment