Në datën 09.04.2024, në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, u zhvillua një takim me përfaqësues të Ambasadës Franceze në Tiranë, mbi ecurinë dhe perspektiven e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Takimi u përshëndet nga Zv.Dekanët e Fakultetit të Drejtësisë, Dr.Erjon Muharremaj dhe Prof.Asoc.Jonad Bare të cilët vlerësuan kontributin që japin këto takime për evidentimin e nismave ligjore apo nismave të tjera të nevojshme për tu ndërmarrë nga institucionet shtetërore, si dhe kontributi që mund të japë secili nga ne për tu bërë pjesë e komunitetit Evropian. Sot zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perendimor, përfshirë dhe Shqipërinë, është edhe nje mision për sigurinë e rajonit.
Falenderojmë kontributin e dhënë nga Zj.Isabelle Thomas Delic, përfaqësuese e Kryeministrit Francez në Këshillin e Europës, Z.Lukas Macek, Drejtor i kampusit të Sciences Po-Dijon, Drejtor i Qendrës “Grande Europe”, si dhe Z.Florent Marciacq, studiues i asociuar në Institutin Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, zëvendëssekretar i përgjithshëm i Qendrës Austro-Franceze për përafrimin në Evropë, të cilët ndanë këndvështrimet e tyre mbi tematikën: Is there a new impetus for EU accession?
Ata theksuan se procesi i anëtarësimit ka trajtën e një projekti politik, është një proces i brishtë dhe ku përveç përafrimit me aquis communautaire rol të rëndësishëm luan dhe opinioni publik. A janë të gatshëm qytetarët shqiptarë të mendojnë dhe të ndajnë të mirat e tyre në një komunitet të përbashkët? Thënë kjo, oponioni publik duhet që përtej agresivitetit që mund ti shoqërojë përgjatë realizimit të reformave, të jetë optimist, të mendojë se anëtarësimi në BE është i mundshëm dhe se ato janë hallkë e rëndësishmë pa të cilët nuk mund të realizohet ky proces.
Aktiviteti zgjoi interesin e studentëve të cilët ndanë mendimet e tyre mbi mundësinë e anëtarësimit të Shqipërsië në BE, dhe mbi shkaqet që janë pengesë dhe po sjellin zvarritjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.