Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, i është bashkuar prej disa kohësh fushatës “Një
gjest që bëhet shpresë”, iniciuar nga gazetari Osman Stafa. Ky aktivitet social konsiston në
grumbullimin e tapave të shisheve plastike me qëllim shitjen e tyre e më pas sigurimin e
protezave për personat me gjymtyrë të amputuara apo karroca për ata të cilët janë të
paralizuar.
Gazetari Stafa është mirënjohës për kontributin e dhënë nga Fakulteti në grumbullimin e një
sasie të konsiderueshme të tyre, si dhe theksoi se kjo fushatë ka nevojë për të gjithë ne dhe
mund të realizohet vetëm nëse bëhemi bashkë. Nuk ka nevojë për kohë, nuk ka nevojë për
asgjë, ka nevojë vetëm për dëshirë, vullnet të mirë dhe shumë dashuri nga të gjithë.
Kjo nismë u përgëzua dhe nga Zv.Dekani Prof.Jonad Bara dhe Prof.Dr.Eralda (Methasani)
Çani, të cilët vlerësuan se nismat e vogla sjellin valë ndryshimi.

 

Leave A Comment