Me datë 13.03.2024, një grup studentësh të vitit të dytë të Fakultetit të Drejtësisë, nën drejtimin e Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani, vizituan ambjentet e Gjykatës së Lartë, me qëllim njohjen me punën e kësaj gjykate, me fokus shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative. Studentët u njohën me aspekte historike të organizimit dhe funksionimit të kësaj gjykate, me aspektin procedural dhe atë praktik të shqyrtimit të një çështje,si dhe sjelljen dhe kompetencat e Gjykatës në gjykimin e çështjeve me karakter administrativ.
Falenderojmë Gjykatën e Lartë për mundësimin ngaherë të vizitave të tilla.