Konsorciumi i udhëhequr nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (IPLS) në kuadër të
projektit “Gjyqësori në Fokus”, organizoi trajnimin e rradhës për studentët e Fakultetit të
Drejtësisë, Universitetit i Tiranës.
Mbajtur me datë 05.03.2024, trajnimi u ofroi studentëve një qasje të thelluar mbi temën e
“Meritrokacia në Karrierat Gjyqësore”. Ky modul trajnimi u moderua nga Doc.Dr.Erind
Mërkuri dhe Eksperte Brunilda Lilo, të cilat trajtuan temat në vijim:
Tema 1: Ngritja në detyrë në pozicionin e Kryetarit të Gjykatës dhe në Gjykatat e
Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Gjykatën Administrative të Apelit.
Tema 2: Emërimi i anëtarëve jo-gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.
Përmbajtja e trajnimit gjendet dhe në formën e Guidës, ku trajtohen me gjerësisht rregulla të
thjeshta dhe udhëzime praktike, për procedurat që kryhen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, për
ngritjen në detyrë të gjyqtarëve.
Guida ka si qëllim të lehtësojë procesin e monitorimit të këtyre procedurave, duke synuar të
identifikojë situatën dhe të prodhojë rekomandime të përshtatshme në funksion të rritjes së
meritokracisë në promovimin e gjyqtarëve dhe të përgjegjshmërisë së Këshillit të Lartë
Gjyqësor në vlerësimin e performancës së gjyqtarëve. Të gjithë studentët e interesuar mund ta
aksesojnë në faqen web të IPLS-së: http://ipls.org/projekte/judiciaryunderspotlight/ .