Përmbledhje

Sesion informues e bashkëbisedim mbi sfidat e praktikat positive në luftën kundër

korrupsionit e promovimit të kulturës së sinjalizimit

Më datë 27.02.2024, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, u organizua një
seminar informues nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër të projektit të tyre “Shoqëria
Civile kundër korrupsionit – nga një sfidë vendase në një përgjigjie Evropiane”, mbështetur
finaciarisht nga Bashkimi Evropian.
Fjalën hapëse e mbajti z. Lutfi Dervishi në cilësinë e Përfaqësuesit të KSHH-së, i cili theksoi
se takimi është konceptuar në trajtën e një forme bashkëbisedimi dhe shkëmbimi mendimesh
me administratën e Universitetit të Tiranës. Qëllimi i këtij seminari është të ndërgjegjësojë
mënyrat dhe mekanizmat sesi institucionet dhe ligjet mund të përfitojnë nga praktika të mira
të luftimit të korrupsionit. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies krijojnë një mjedis
armiqësor ndaj korrupsionit.
Ky takim u përshendet dhe nga Zv. Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, Dr. Ela Kërka, e cila
falenderoi zhvillimin e seminarit. Në kushtet ku korrupsioni është një term i përditshmërisë
tonë, ajo vlerësoi çdo përpjekje të aktorëve të ndryshëm të drejtësisë për të rritur mjetet e
luftimit të tij.
Zj. Eriselda Ndreca, Juriste pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit u shpreh se qëllimi i këtij
seminari është fuqizimi i mekanizmave administrativë të sinjalizimit të korrupsionit. Ajo
vlerësoi bashkëpunimin me institucionin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit
të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave, i cili tashmë është organi kompetet për zbatimin e
Ligjit për Sinjalizimin.
Zj.Ndreca solli në vemendje të pjesmarrësve një trajtim specifik të Ligjit “Për sinjalizimin
dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, miratuar në vitin 2016. Në terma të këtij ligji, sinjalizimi
është “raportimi i informacionit nga sinjalizuesi i verprimeve apo praktikave të të dyshuara
të korrupsionit, të kryera në vendin e tij të punës”
Përveç aspektit kombëtar të trajtuar nga Zj.Ndreca, Z.Erdion Macolli, Avokat pranë KSHH-
së, u kujdes që gjatë këtij sesioni të prezantonte në mënyrë të përmbledhur dhe legjislacionin
ndërkombëtar apo atë evropian për sinjalizimin, si dhe të sillte raste nga Jurisprudenca e
Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Zj. Majlinda Thomai, Inspektore pranë ILDKPKI, bëri me dije se ky institucion ka filluar
funksionimin prej vitit 2003, por ka marrë një fuqizim më të madh me hyrjen në fuqi të Ligjit
për Sinjalizimin, pasi ka si kompetencë kryesore mbledhjen e sinjalizimeve të jashtme. Zj.
Thomai informoi se prej vitit 2017 pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës funksionon
Njësia e Sinjalizimit dhe nga raportimet e bëra deri më tani nuk ka patur raste raportimi të
veprimeve apo praktiva korruptive.
Takimi u mbyll me pyetje, diskutime dhe shkëmbime mendimesh mes panelit drejtues dhe
përfaqësuesëve të administratës së Fakulteteve të Universiteteve të Tiranës.

 

 

 

Leave A Comment