Në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë u zhvillua ceremonia e prezantimit të kolegëve më të rinj, të cilët njëherazi zgjerojnë kapacitetet e fakultetit si dhe qasjen ndaj kërkimit shkencor dhe përvojën akademike ndaj të studentëve. Në ceremoni ishte dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha. 

 

Rektori në fjalën e tij u ndal te rëndësia që ka zgjerimi i stafit akademik për përmbushjen e nevojave të fakultetit dhe studentëve si edhe për plotësimin e një panorame të zgjeruar të përvojave akademike, jo vetëm të punësimit, por mbi të gjitha për përvojën, eksperiencën ndaj qasjes akademike si dhe kërkimit shkencor, kaq me vlerë në procesin akademik në përgjithësi dhe atij universitar në veçanti.  

 

Ndërkohë, në fjalën e saj përshëndetëse Dekania e Fakultetit, Prof. Asoc. Dr. Dorina Hoxha e përqëndroi fjalën e saj te fakti se janë pikërisht ish-studentë të Fakultetit të Drejtësisë, asistentë lektorët e rinj. Rrugëtimi i tyre akademik hyn tashmë në një periudhë të re dhe mjaft sfiduese, si formësues së dijes akademike fare pranë studentëve. Dikur ish-studentë, sot asistentë akademikët më të rinj.Vlen të theksohet se pjesa tjetër e stafit të ri vjen nga një përvojë e pasur shkollimi jashtë vendit, ku punësimi në këtë Fakultet është një vlerë e shtuar për të.  

 

Fakulteti i Drejtësisë është gjithnjë në kërkim të përsosjes, të traditës së vet shumëvjeçare në botën e akademike, ndaj anëtarët e rinj të stafit akademik janë një vlerë dhe mundësi e shtuar, për të bërë më mirën për studentët, për veten dhe për akademinë.

   


Leave A Comment