FAKULTETI I DREJTËSISË, UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për vend të lirë pune

 

 

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për pesonel administrativ të emërtesës ”Punëtor mirëmbajtje” pranë Degës së Shërbimeve.

 

Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale

me dashje;

  1. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

 

 

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

 

  1. Të jetë me arsim të Mesëm të Përgjithshëm ose të Mesëm Profesional;
  2. Të ketë eksperiencë në punë si mirëmbajtës;
  3. Preferohet të ketë njohuri të sistemeve elektromekanike, hidraulike dhe të kondisionimit;
  4. Të ketë eksperiencë pune;
  5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të dijë të punojë ne grup.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

 

  1. Kërkesë me shkrim për këtë aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  4. Diploma e arsimit të mesëm ose profesional e noterizuar;
  5. Çertifikata trajnimesh,kursesh të sistemeve elektromekanike, hidraulike dhe të kondisionimit, etj;
  6. Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
  7. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  8. Dëshmi penaliteti.

 

 

Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 11.12.2023 – 22.12.2023.

 

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

 

Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.

 

Leave A Comment