Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Tiranës, në programin
Erasmus +, në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, për semestrin e dytë të
vitit akademik 2023-2024.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik me
kohë të plotë për mësimdhënie në Universitetin Jan Kochanowski në Kielce, Poloni, në kuadër të
programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.
https://ujk.edu.pl/
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të për mësimdhënie;
Fushat e shkëmbimit:
https://erasmus.ujk.edu.pl/info-for-incoming-students/courses-in-english/

Kohëzgjatja e bursave:
– 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit.
Bursat përfshijnë:
– 140 EUR në ditë për stafin;
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Mobiliteti duhet kryer deri në fund të muajit maj 2024.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin akademik:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
-Vërtetim punësimi në gjuhën shqipe;
– Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë mobiltete në kuadër të programit Erasmus +, nëse po ku;

– Plani i mobilitetit për mësimdhënie;
Për të shkarkuar formatin e Planit të Mobilitetit për mësimdhënie klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Mobility_Agreement_Teaching_outgoing-1-
1.docx
*Plani i Mobilitetit për stafin akademik është një dokument në të cilin duhet të specifikohet
programi juaj i propozuar që do të kryeni gjatë periudhës së shkëmbimit. Ky dokument firmoset
nga aplikanti dhe nga personi përgjegjës në Rektorat, i cili është Koordinatori Institucional i
Erasmus +.
Afati për aplikim: 15 Dhjetor 2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i
Marrëdhënieve me Jashtë dhe të skanuara në adresën e-mail: iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Leave A Comment