Skip to content
Me datë 06.12.2023, ora 10:00 në auditorin 202, do të zhvillohet takim i organizuar nga Ministria e Drejtësisë me titull, “Tryezë dialogu: Aksesi në informacionin publik zbulon të vërtetën, duke fuqizuar individët për t’u përballur me luftën kundër korrupsionit”, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë.
Ky takim, do të zhvillohet në bashkpunimin me institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, pjesëmarrjen e Stafit Akademik i Universitetit të Tiranës, dhe me pjesëmarrjen e studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës.