Vijojnë trajnimet profesionale mbi “Aksesi në Drejtësi dhe Procesi i Rregullt Ligjor”, organizuar nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore(ISPL), Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë(OSFA) dhe Centër for Legal Empowerment(CLE), në kuadër të projektit të tyre me temë “Gjyqësori në fokus”.

 

 

Në trajnimin e dytë të datës 22.11.2023, Prof.Dr.Eralda Methasani(Çani) dhe ekspertët ligjore Z.Franc Terihati dhe Zj.Arbesa Kurti ritheksuan rëndësinë e trajnimit si dhe ofruan për studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës njohuri më të thelluara ligjore e praktike mbi temën e Aksesit në Drejtësi.

 

 

Trajnimi u organizua në formën e diskutimit të hapur, duke krijuar hapësirë për studentët në shprehjen e opinioneve dhe qëndrimeve të tyre. Në fund të takimit studentëve iu ofruan dhe manualet e përgatitura posaçërisht për temat që trajnimi ka në fokus, të cilat gjendet edhe online në linkun  http://ipls.org/projekte/judiciaryunderspotlight/#manualet

Leave A Comment