Më 28 Nëntor të këtij viti Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë mbush 25 vjet.

Identiteti kushtetues, interpretimi kushtetues si dhe e drejta kushtetuese për t’u arsimuar, ishin tri çështjet kryesore që u trajtuan në diskutimin e hapur pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Ky aktivitet u organizua nga Grupi studimor për të drejtën Kushtetuese, pranë Departamentit të së Drejtës Publike, FDUT.

Prof. Dr. Aurela Anastasi, trajtoi disa teori të reja mbi identitetin e Kushtetutës në qasje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Dr. Erind Merkuri prezantoi gjetje nga studimi i tij për interpretimin kushtetues në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Dr. Pjereta Agalliu, trajtoi çështje të së drejtës Kushtetuese për arsim në kuadrin e kërkesës së studentëve të fakultetit të Mjekësisë për pakushtetutshmërinë e ligjit   për trajtimin e veçantë të studentëve të Mjekësisë.

Diskutimi u zhvillua edhe përmes pyetjeve dhe komenteve të pedagogëve e studentëve pjesëmarrës, të cilët i falënderojmë përzemërsisht.

 

 

Leave A Comment