DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT PËR PËRFITIM/PËRJASHTIM/REDUKTIM NGA TARIFA VJETORE E STUDIMIT DHE BURSË FINANCIARE, NË PROGRAMIN E INTEGRUAR SI DHE PËRGJYSMIM TE TARIFES VJETORE TE STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE MASTER.
DOKUMENTACIONI QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT PËR PËRFITIM/PËRJASHTIM/REDUKTIM NGA TARIFA VJETORE E STUDIMIT DHE BURSË FINANCIARE, NË PROGRAMIN E INTEGRUAR SI DHE PËRGJYSMIM TE TARIFES VJETORE TE STUDIMIT NË CIKLIN E DYTË TË STUDIMEVE MASTER.
Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët për përfitim/përjashtim/reduktim
nga tarifa vjetore e studimit dhe bursë financiare, në Programin e Integruar si dhe përgjysmim te tarifes vjetore te studimit në ciklin e dytë të studimeve Master.
Nuk përfitojnë:
Studentët të cilët ndjekin program të dytë studimi nuk përfitojnë përgjysmim/reduktim tarife shkollimi.
Studentet përsëritës.
Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet:
Pranë zyrës së financës për Programin e Integruar dhe ciklin Master.
Studentët të cilët përfitojnë bursë financiare dhe përjashtim për Programin e Integruar mund të dorëzojnë një palë dokumenta orgjinale.
Studentët me mesatare mbi 6 ose 9-10 nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga sekretaria mësimore.
Studentët të cilët përfitojnë nga kategoria e ish të përndjekurve politik dhe fëmijeve të policëve të rënë në krye të detyrës, dorëzojnë dokumentacionin pasi përcillen listat emërore nga Insituti i ish të Përndjekurve Politik dhe Ministria e Brendshme.
Dokumentacioni përkatës shoqërohet me formularin e aplikimit bashkëlidhur me poshte.
Data e dorëzimit të dokumentacionit: 14.11.2023 deri 17.11.2023.
FORMULAR APLIKIMI PER KATEGORI ” PROGRAM I INTEGRUAR ” —> KLIKO KETU
FORMULAR APLIKIMI PER KATEGORI ” PER BURSE ” —> KLIKO KETU
FORMULAR APLIKIMI PER KATEGORI ” MASTER ” —> KLIKO KETU
Leave A Comment