Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), më datë 07 nëntor 2023, nëshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me qëllim Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (QKEDH), më datë 07 nëntor 2023, nëshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me qëllim Parandalimin e Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm.

Gjatë takimit Prof. Asc. Dorina Hoxha shprehu gatishmërinë e institucionit që ajo përfaqëson për të bashkëpunuar në kuadër të kësaj marrëveshjeje. Ajo theksoi se: “Profesorati i Fakultetit të Drejtësisë gëzon kapacitetin e nevojshëm për të kontribuar në rritjen e ndërgjegjësimit mbi format e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe promovimin tek studentët të vlerave të tolerancës, paqes dhe bashkëjetesës së komuniteteve me diversitet kulturor, etnik, fetar etj; njohjen dhe formimin profesional të kandidatëve për ushtrimin e profesionit të mësuesit, psikologut, punonjësit social, juristit, administratës publike, gazetarisë, përmes gjetjeve të veprimtarive kërkimore-shkencore, mbi identifikimin e individëve dhe faktorët që nxisin radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në komunitet; praktikave studentore si dhe intershipe pranë QKEDH-së etj.

I pranishëm në takim, Drejtori i Qendrës Kundër Ektremizmit të Dhunshëm dhe Koordinatori Kombëtar për CVE, z.Denion Meidani, shprehu gatishmërinë për identifikimin e mundësive të institucioneve në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe kërkimit shkencor për parandalimin e radikalizmit dhe kundërshtimin e ekstremizmit të dhunshëm.
Marrëveshja e bashkëpunimit e firmosur sot, është e disata në vazhdën e marrëveshjeve me anë të së cilave Qendra CVE, synon të rrisë ndërgjegjësimin në kuadër të realizimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023–2025 dhe Plani i Veprimit 2023-2025.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *