Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune për pesonel administrativ të emërtesës ”Kryetar i Degës së Shërbimeve”.

Kandidatët konkurrentë duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Kritere të përgjithshme:
  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale

me dashje;

  1. Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

 

  • Kritere të veçanta:
  1. Të zotërojë diplomë universitare, në programin e studimit të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”;
  2. Të ketë së paku 3 (tre) vite eksperiencë pune;
  3. Të ketë njohuri në programet bazë kompjuterike;
  4. Të ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja perëndimore;
  5. Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe e aftë të punojë në grup.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

 

  1. Kërkesë me shkrim për këtë aplikim;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  4. Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
  5. Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
  6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnime, kualifikimet, arsimin shtesë etj (nëse ka);
  7. Dëshmi e gjuhëve të huaja;
  8. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  9. Dëshmi penaliteti.

 

 

Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 30.10.2023 – 13.11.2023.

 

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje, testim dhe me intervista të drejtpërdrejta.

 

Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *