Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 6 (gjashtë) vende të lira pune për pesonel akademik me kohë të plotë në Departamentin e të Drejtës Civile, nga të cilat 3 (tre) janë vende të lira pune për personel akademik me kohë të plotë, kategoria ”Profesor” dhe kategoria ”Lektor”, si edhe 3 (tre) janë vende të lira pune për personel akademik me kohë të plotë, kategoria ”Asistent-Lektor”.

 

Kandidatët konkurrentë për vende pune për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e së Drejtës Civile, sipas kategorive të personelit akademik, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

  1. Në kategorinë “Profesor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të ketë zotësi për të vepruar;
  2. Të mbajë së paku titullin akademik “Profesor i Asociuar”;
  3. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit;
  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të BE, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;
  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kriter preferencial:

– Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të japë leksione në këtë gjuhë;

 

  1. Në kategorinë “Lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të ketë zotësi për të vepruar;
  2. Të mbajë gradën shkencore “Doktor” (preferohet në fushën civile);
  3. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit;
  4. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të BE, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle;
  5. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;
  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kriter preferencial:

– Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të japë leksione në këtë gjuhë;

 

  1. Në kategorinë “Asistent-lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

 

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të mbajë së paku diplomën “Master i Shkencave” (preferohet “Master i Shkencave në të

Drejtën Civile”);

  1. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë me mesatare jo më pak se 9 (nëntë) për çdo cikël studimi për ata që kanë studiuar brenda vendit dhe me mesatare jo më pak se 8 (tetë) për ata që kanë studiuar në vendet e BE apo OECD;
  2. Të zotërojë një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane ose gjuhën Spanjolle dhe njohuri të programeve kompjuterike;
  3. Të ketë njohuri të programeve kompjuterike;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;
  5. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kritere preferenciale:

– Të zotërojë gjuhën Angleze dhe të jetë i aftë të japë leksione në këtë gjuhë;

– Të ketë aktivitet shkencor si: botime në revista shkencore; referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

 

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim (CV);
  3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  4. Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;
  5. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj dhe kompjuterit (të noterizuara);
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj (fotokopje të noterizuara);
  7. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  8. Fotokopje e librezës së punës (në të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë) e noterizuar;
  9. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;
  10. Dëshmi penaliteti.

 

Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 16.10.2023 – 30.10.2023.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

 

Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.

Leave A Comment