Më datë 12.10.2023, në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, u zhvillua
trajnimi profesional “Aksesi në Drejtësi dhe Procesi i Rregullt Ligjor”, organizuar nga
Instituti për Studime Publike dhe Ligjore(ISPL), Fondacioni Shoqëria e Hapur për
Shqipërinë(OSFA) dhe Centër for Legal Empowerment(CLE), në kuadër të projektit të tyre
me temë “Gjyqësori në fokus”.
Zv.Dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Dr.Ela Kërka, pasi përshëndeti organizimin e këtij
aktiviteti, vlerësoi kontributin që ky trajnim sjell për të gjithë studentët, në sigurimin e një
informacion më të detajuar, teorik por edhe praktik, nga profesionistë ligjorë, juristë, avokatë
etj, mbi të drejtën e çdo personi për të patur akses në drejtësi, si një nga elementët thelbësorë
të procesit të rregullt ligjor. Për Fakultetin e Drejtësisë dhe studentët e tij, është e
rëndësishme që të merren njohuritë përkatëse të kësaj fushe, që në ciklin e parë të studimit.
E pranishme në këtë trajnim ishte dhe Zj.Lidra Elezi-Drejtoresha Ekzekutive e Institutit për
Studime Publike dhe Ligjore, Z.Franc Terihati dhe Zj.Arbesa Kurti-Avokatë dhe Ekspertë
Ligjorë, të cilët realizuan trajnimin duke sjellë për studentët raste të shumta nga praktika
gjyqësore vendase si edhe ajo e huaj.
Trajnimet që do të realizohen për studentët e Fakultetit të Drejtësisë, janë ideuar si një
program akademik i vërtetë, duke ofruar njohuri të zgjeruara mbi funksionimin e gjyqësorit.
Në përfundim të ciklit të trajnimit me 4 fusha të veçanta, studentët do të pajisen me
çertifikatë pjesmarrje. Gjithashtu, për studentët e interesuar Centër for Legal Empowerment
ofroi mundësinë për angazhim vullnetar pranë Qendrës, intershipe, pjesëmarrje në projekte
etj.
Leave A Comment