Përfundon me sukses Projekti “E Drejta e Informimit në Shqipëri” zbatuar nga Prof.Dr.Eralda Methasani(Çani), si pjesë e Fakultetit  të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Andrea Mazelliu, doktorant pranë FD, UT-së, si dhe znj. Darinka Piqani, Universiteti i Leiden, Hollandë, me mbështetjen e programit READ, Albania, AADF.

 

Aktivitetet e parashikuara në projekt janë përmbyllur me hartimin dhe botimin e një PODCAST-i. I ndërtuar në formën e një interviste, ky podcast vë në dukje projektin e zbatuar, si dhe përqendrohet në çështjen e të drejtës për informim në vendin tonë dhe përqasjen me acquis përkatës të BE-së.

 

Për këdo që ka interes për të marrë një informacion më të detajuar, ju bashkangjisim linkun ku gjendet i publikuar podcasti.

 

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=m8FY0LraHwU

Leave A Comment