Dokumentacioni që duhet të dorëzojnë studentët për përfitim/përjashtim/reduktim nga tarifa vjetore e studimit dhe bursë financiare, në Programin e Integruar si dhe përgjysmim te tarifes vjetore te studimit në ciklin e dytë të studimeve Master.

 

 

Nuk përfitojnë:

Studentët të cilët ndjekin program të dytë studimi nuk përfitojnë përgjysmim/reduktim tarife shkollimi.

Studentet përsëritës.

 

 

Dokumentacioni i kërkuar dorëzohet:

 

Pranë zyrës së financës për  Programin e Integruar dhe ciklin Master.

Studentët të cilët përfitojnë bursë financiare dhe përjashtim për Programin e Integruar mund të dorëzojnë një palë dokumenta orgjinale.

Studentët me mesatare mbi 6 ose 9-10 nuk dorëzojnë dokumentacion pasi lista emërore përcillet nga sekretaria mësimore.

 

 

Studentët të cilët përfitojnë nga kategoria e ish të përndjekurve politik dhe fëmijeve të policëve të rënë në krye të detyrës, dorëzojnë dokumentacionin pasi përcillen listat emërore nga Insituti i ish të Përndjekurve Politik dhe Ministria e Brendshme.

 Dokumentacioni përkatës shoqërohet me formularin e aplikimit bashkëlidhur me poshte.

 Data e dorëzimit të dokumentacionit: 13.10.2023 deri 31.10.2023.

 

Kliko Këtu->>     Formular-aplikimi-per-kategori ‘Program i Integruar’

 

Kliko Këtu->> Formular-aplikimi-per-burse

 

Kliko Këtu->>Formular-aplikimi-kategori-master

 

Leave A Comment