Hapet thirrja për aplikime për bursa për studentët PhD të Universitetit të Tiranës, në kuadër të Programit Erasmus +, në Universitetin Valladolid, Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024, në Universitetin Valladolid, Spanjë.

Llojet e mobilitetit:

 

– Shkëmbimin e studentëve Bachelor / Master;

 

Afati për aplikim: 20 Tetor 2023 ora 11:00 (Spanish Time). I gjithë procesi i aplikimit kryhet online.

Për të aplikuar klikoni në këtë link: https://uvamobplus2.uva.es/publico/inicio

Për më shumë informacion klikoni linkun: https://uvamobplus2.uva.es/publico/download/16/en/Convocatoria_EN.pdf

Të gjithë aplikantët duhet detyrimisht të kryejnë 20-30 ECTS në Universitetin e Valladolidit dhe gjithashtu duhet t’u njihen në universitetin e origjinës 20-30 ECTS.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën:  iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!

Leave A Comment