NJOFTIM

PËR KANDIDATËT QË KËRKOJNË TË NDJEKIN STUDIMET NË FAKULTETIN E DREJTËSISË TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS, NË NJË PROGRAM TË DYTË STUDIMI, APO TË TRANSFEROJNË STUDIMET, SI DHE PËR KANDIDATËT NGA TROJET DHE NGA KATEGORITË E VEÇANTA

 

Në zbatim të neneve 85 dhe 89 të Ligjit 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Urdhrit të Përbashkët nr.10, datë 10.07.2023, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe të Qendrës Ndërinstitucionale të Rrjetit Akademik Shqiptar “Për miratimin e kalendarit për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2023-2024”, njoftohen kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës, në një program të dytë studimi, apo të transferojnë studimet, si dhe kandidatët nga trojet dhe nga kategoritë e veçanta, që të dorëzojnë kërkesat brenda afateve të mëposhtme:

Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, transferime / programe të dyta, aplikimi në datat 2 – 13 shtator 2023, regjistrimi në datat 26 shtator 2023 – 3 tetor 2023;

Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, troje / kategoritë e veçanta (përveç Republikës së Kosovës), aplikimi në datat 2 – 13 shtator 2023, regjistrimi në datat 26 shtator 2023 – 3 tetor 2023;

Për studimet në Programin e Integruar të Ciklit të Dytë “Master i Shkencave në Drejtësi”, shtetas të huaj, aplikimi në datat 2 – 13 shtator 2023, regjistrimi në datat 26 shtator 2023 – 3 tetor 2023;

Leave A Comment