📍Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër të nismës “Jo Korrupsionit, Po Demokracisë”, mbështetur financiarisht nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), shpall thirrjen për 6 studentë të Fakultetit të Drejtësisë për të kontribuar me idetë dhe njohuritë e tyre në Laboratorin e Parë të të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në vendin tonë, i cili do të ngrihet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me ekspertizën e Universitetit Amerikan të Minesotës, ekspertëve të të drejtave të njeriut pjesë e stafit të KShH-së, si dhe kontributin e 4 organizatave partnere pjesë e kësaj nisme.

📍KShH inkurajon studentët e interesuar që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al deri në datën 13.09.2023 dokumentacionin e sipas thirrjes në link: https://ahc.org.al/thirrje-per-aplikim-per-te-perzgjedhur-6-studente-te-fakulteteve-te-drejtesise/

Leave A Comment