Në kuadër të Projektit “Rinia shqiptare, të drejtat e njeriut dhe e shkuara” që zbatohet nga Instituti Studimeve Politike me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Republikës Çeke, Fakulteti Drejtësisë zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë për të folur mbi krimet e komunizmit dhe drejtësinë tranzitore.

Në këtë takim merrnin pjesë Ambasadori i Republikës Çeke Z. Karel Urban dhe Drejtuesi Ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike Z. Afrim Krasniqi. Gjatë fjalës së mirëseardhjes, Dekania e Fakultetit të Drejtësisë Prof. Dorina Hoxha u ndal tek rëndësia e drejtësisë tranzitore dhe nevojës studimore për të drejtat e njeriut. Ajo përmendi kontributin akademik që jep Fakulteti i Drejtësisë në këtë drejtim, nëpërmjet programeve të përbashkëta studimore me fakultete të tjera të Universitetit të Tiranës. Në diskutimin e Tij, Ambadadori Urban shpjegoi rëndësinë e këtij projekti dhe përvojën e Çekisë në trajtimin e krimeve të komunizmit dhe rehabilitimit të viktimave të atij rregjimi. Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike Z.Krasniqi trajtoi në retrospektivë evoluimin ligjor dhe social të periudhës postkomuniste dhe mënyrën sesi ishin kryer reformat në kuadër të drejtësisë tranzitore.

Në përfundim të takimit, studentë dhe pedagogë të tjerë sollën eksperiencat e tyre personale dhe akademike mbi këtë fushë, të cilat patën interes për auditorin. Takimi u mbyll me shfaqjen e ekspozitës së historisë së krimeve të komunizmit.

 

 

 

 

 

Leave A Comment