Percjellje informacioni mbi aktivitetin “Hellenie-Albanian Career Day”

Gjyq imitues në Fakultetin e Drejtësisë/National Moot Court Competition
25/05/2023
“Rinia shqiptare, të drejtat e njeriut dhe e shkuara”
26/05/2023
Percjellje informacioni mbi aktivitetin “Hellenie-Albanian Career Day”

 

Departamenti i Gjuhës Greke i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë, më datë 29 maj 2023, ora 10:00, pranë Godinës “Liria”, do të organizojë aktivitetin e ditës së karrierës me titull: Hellenic – Albanian
Career Day.

Në aktivitet do të marrin pjesë drejtues të kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare, që operojnë në Shqipëri.

Aktiviteti i drejtohet të gjithë studentëve të Universitetit të Tiranës, pasi fokusi i këtij aktiviteti është mbështetja e studentëve, për të patur mundësi të bisedojnë me përfaqësues e drejtues të kompanive kombëtare dhe ndërkombëtare për punësim ose angazhim.