Në datat 18-19 maj 2023 u mbajt për herë të parë Konferenca Studentore Ndërkombëtare të
organizuar nga Universiteti i Tiranës me temë “Kërkimi shkencor dhe edukimi në
perspektivën e studentëve të rinj – UT flet me zërin e studentëve”. Dita e parë e konferencës
ishte konceptuar në formën e një seance plenare të organizuar në ambjentet e Godinës Liria
në Qytetin Studenti. Rektori i UT-së Prof. Dr. Artan Hoxha mbajti fjalën e tij përshëndetëse
për punimet e konferencës, fjalë që u pasua nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Prof.Dr. Evis
Kushi. Punimet e konferencës u përshëndetën gjithashtu edhe nga Rektori i Universitetit të
Prishtinës z.Qerim Qerimi.
Ditën e dytë të konferencës u prezantuan punimet e studentëve dhe studiuesve të rinj në
seanca tematike. Panelin e Fakultetit të Drejtësisë e moderuan Prof.Dr.Altin Shegani dhe
Dr.Adela Buçpapaj si dhe studentët Laura Skënderas, Dea Ballkameni, Dhimitër Zguro.
Leave A Comment