Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, ka patur kënaqësinë të mirëpresë studiuesin amerikan të Fulbright-it, Z. Jay Shapiro për periudhën Mars-Maj 2023.
Ai ka kontribuar me dijet dhe profesionalizmin e tij në zhvillimin e përbashkët të një sërë cikël leksionesh, në lëndë të ndryshme që studiohen në Fakultetin e Drejtësisë si “E Drejtë Penale”, “Ekzekutimi i Vendimeve Penale”, “Procedure Penale”, “E Drejtë Administrative-Institucionet sociale në sistemin e drejtësisë; “Shteti i së Drejtës”etj.
Vlerësimi për leksionet e mbajtura nga Z.Shapiro është bërë dhe nga ana e studentëve. Prania e tij solli një ndryshim shumë pozitiv. Studentët shijuan orët e përbashkëta dhe përfituan jo vetëm informacion profesional, por edhe etik, shumë të rëndësishëm për një profesionist të fushës.
Leave A Comment