Departamenti i së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë (UT), në kuadër të projektit me temë “Krimi i organizuar dhe shfrytëzimi i punës” do të organizojë një shkollë verore (Summer School)

Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me GIZ Programi Global “Luftimi i flukseve të paligjshme financiare” do të organizojë për herë të dytë shkollën verore për “Rrjedhën dhe Luftimin e Financave të Paligjshme”.
20/04/2023
Thirrje për Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare, 18-19 Maj 2023, organizuar nga Universiteti i Tiranës
29/04/2023
Departamenti i së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë (UT), në kuadër të projektit me temë “Krimi i organizuar dhe shfrytëzimi i punës” do të organizojë një shkollë verore (Summer School)

Departamenti i së Drejtës Penale, Fakulteti i Drejtësisë (UT), në kuadër të projektit me temë “Krimi i organizuar dhe shfrytëzimi i punës” do të organizojë një shkollë verore (Summer School) për studentët e Master Ekzekutiv, studentët e vitit të IV të Programit të integruar të ciklit të dytë “Master i shkencave në drejtësi” dhe studentët e vitit të II “Master shkencor penal”, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Pavias, Itali.

 

Të gjithë studentët e interesuar për të marrë pjesë në këtë aktivitet janë të lutur të paraqesin një kërkesë me shkrim pranë Departamentit të së Drejtës Penale, duke nisur nga data 24.04.2023 deri në datën 28.04.2023.

 

Kriteret mbi bazën e të cilëve do të përzgjidhen studentët që do të marrin pjesë janë:

  • Njohuri të mira të gjuhës italiane
  • Mesatarja e notave

 

Të gjithë studentët që do të paraqesin një kërkesë për pjesëmarrje do të merren në intervistë dhe do të përzgjidhen nga pedagogët që janë pjesë e këtij projekti.

 

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 12 studentë dhe shkolla verore do të zhvillohet pranë Universitetit të Pavias, Itali nga datat 17.07.2023 deri më datën 20.07.2023.