Kursi intensiv 4 (katër) ditor do të fokusohet në zhvillimet e reja në fushën e luftimit dhe flukset e paligjshme financiare.
Më konkretisht për trajtimin e fushave:
- Pastrimi i parave;
- Financimi i terrorizmit;
- Transaksionet e dyshimta;
- Evazioni i taksave;
- Kompanitë offshore,
- Kriptovalutat;
- Hetimet dhe asetet;
- Rimëkëmbjen në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Profesorë nga Universiteti i Tiranës, Universiteti St. Kirili dhe Metodi i Shkupit, të ftuar nga Drejtoritë e Përgjithshme të Inteligjencës Financiare të Shqipërisë dhe Serbisë, praktikuesit më të mirë nga sektorët privatë financiarë dhe sistemi gjyqësor do të prezantojnë dhe diskutojnë lidhjen e flukseve të paligjshme financiare.
Të gjitha seancat do të mbahen në gjuhën angleze.
Shkolla verore është e hapur për 20 studentë nga Fakulteti i Drejtësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë.
Shkolla verore do të zhvillohet në Durrës, në datat 15-18 maj 2023 dhe të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga organizatorët.
Aplikimi do të bëhet online në linkun: https://forms.gle/4K14kRYH1jR8cJoV7
Afati i aplikimit: 2 maj 2023.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
Leave A Comment