REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I DREJTËSISË

NË BASHKËPUNIM ME

AMBASADËN FRANCEZE NË TIRANË

AMBASADËN GJERMANE NË TIRANË

DELEGACIONIN E BE-SË NË TIRANË

 

ME PJESËMARRJEN E

UNIVERSITETI POITIERS, FRANCË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS, FAKULTETI I DREJTËSISË

UNIVERSITETI I TETOVËS, FAKULTETI I DREJTËSISË

 

Thirrje për artikuj dhe per Pjesemarrje ne Konferencën Ndërkombëtare “Procesi i Zgjerimit dhe perspektivat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”

13 Qershor 2023

Europe House, Tiranë

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës me pjesëmarrjen e Universitetit Poitiers dhe mbështetjen e Ambasadës Franceze, Ambasadës Gjermane dhe delegacionin e BE-së ë Tiranë njofton organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “Procesi i Zgjerimit dhe  perspektivat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”. Në këtë konferencë ftohen të marrin pjesë kërkues dhe studiues të së drejtës europiane, hulumtues të çështjeve të BE-së dhe njohës të procesit të integrimit Europian. Artikujt shkencorë do të prezantohen gjatë konferencës dhe do të  publikohen  më pas në revistën e konferencës.

 

Konteksti

Pikërisht 20 vjet më parë, në pranverën e vitit 2003, në Samitin e Selanikut, BE-ja përsëriti mbështetjen e saj të qartë për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe deklaroi se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian. Pas dy dekadash, përmbledhja e arritjeve dhe sfidave është një domosdoshmëri. Ajo që mund të thuhet si vëzhgim i parë është se procesi ka ecur me hapa të vegjël të shoqëruar me lodhje dhe humbje besimi. Megjithatë, lufta në Ukrainë, pasojat e saj ekonomike për Europën e ka bërë këtë të fundit të kthejë vëmendjen te BP dhe të ringjallë angazhimin e saj ndaj BP. Kështu, brenda një periudhe të shkurtër, brenda vitit 2022, janë zhvilluar dy samite të BE-së (ai në Berlin më 3 nëntor dhe ai i Tiranës më 6 dhjetor 2022), ndërsa; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim; Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat; dhe Kosova ka aplikuar për anëtarësim të frymëzuar edhe nga vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave, i cili pritet të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari 2024. Megjithatë, shumë pyetje mbeten të hapura në lidhje me parashikueshmërinë e procesit, (kur dhe si BP do të të jetë pjesë e BE-së?) dhe kompromisi që mund të arrijë. Në këtë frymë, kjo konferencë do të ofrojë një pasqyrë të thellë në sfidat dhe perspektivat aktuale bazuar në hulumtime dhe analiza kritike.

 

Mirëpresim dërgimin e abstrakteve, duke u fokusuar veçanërisht në temat që lidhen me sa vijon:

Metodologjia e re e zgjerimit dhe implikimet e saj

  • Reforma e Drejtësisë në Shqipëri si kusht në kuadër të Grupimit të Parë – Themeloret
  • Kriteri politik dhe sfidat: demokracia, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut
  • Harmonizimi dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të BE-së

 

Bashkëpunimi rajonal dhe Fqinjësia e Mirë

  • Procesi i Berlinit dhe arritjet
  • Tregu i Përbashkët Rajonal dhe perspektivat
  • CEFTA dhe transformimi i saj
  • REICO
  • Komuniteti Politik Europian si një nisëm e re

 

Roli i BE-së si faktor stabiliteti dhe sigurie

  • Siguria dhe aspektet e mbrojtjes
  • Bashkpunimi në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale

 

Datat dhe afatet kryesore:

Për dërgimin e abstrakteve          19 Maj 2023

Njoftimi i pranimit                      30 Maj 2023

Data e konferencës                      13 Qershor 2023

 

Vendi i konferencës: Shtëpia e Europës – Euope House

 

Gjuha e punës e konferencës: Gjuha shqipe dhe angleze.

Abstraktet duhet të dorëzohen në: inesaadhami@hotmail.com, aida.bushati@fdut.edu.al dhe Iva.zajmi@fdut.edu.al.

Tarifa e konferencës: Nuk ka tarifë për pjesëmarrje në këtë konferencë.

 

Për t’u pranuar, abstraktet e dorëzuara duhet të shkruhen sipas udhëzimeve të mëposhtme:

  • Abstraktet duhet të jenë të shkruara në shqip ose në anglisht (në varësi të gjuhës që do të zhvilloni punimin e plotë).
  • Abstraktet duhet të shkruhen në Microsoft Word, në Times New Roman, madhësia e fontit 12, me një distancë të vetme midis rreshtave, shtrirja e tekstit justify, margjinat të gjitha 2,0 cm.
  • Abstraktet duhet të përmbajnë afërsisht 300 fjalë.
  • Abstrakti duhet të përmbajë një tregues të qartë dhe të shkurtër të qëllimit të punës kërkimore, qasjes dhe metodologjisë së përdorur, rezultateve dhe implikimeve kryesore, dhe si lidhet tema me temën e konferencës.
  • Titulli abstrakt duhet të jetë me font 12 në Times New Roman dhe bold.
  • Emri i autorit: emri i plotë i autorit ose autorëve, institucioni dhe adresa e emailit.
  • Fjalët kyçe duhet të jenë në Times New Roman, font 10 dhe italic.

 

Abstrakti në format word, së bashku me panelin e konferencës të specifikuar në temën e emailit duhet të dorëzohet deri në daten 19 Maj 2023 në: inesaadhami@hotmail.com, aida.bushati@fdut.edu.al dhe Iva.zajmi@fdut.edu.al.

 

Për çdo pyetje në lidhje me konferencën, ju lutemi mos hezitoni të na shkruani në: inesaadhami@hotmail.com, aida.gugu@fdut.edu.al dhe Iva.zajmi@fdut.edu.al.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AXHENDA

Konferenca Ndërkombëtare mbi

“Procesin e zgjerimit dhe perspektivat për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor”

13 Qershor 2023

Europe House – Shtëpia e Europës, Tiranë

 

9.00-10.00       Pritja dhe Fjalimet hapëse të Konferencës

9.00-9.10         Prof. Artan Hoxha, Rektor i Universitetit të Tiranës

9.10-9.20         H.E Elisabete Barsacq, Ambasador i Ambasadës Franceze

9.20- 9.30        H.E Peter Zingraf, Ambasador i Ambasadës Gjermane në Tiranë

9.30- 9.40       H.E Christiane Hohmann, Ambasador i BE-së në Tiranë

9.40- 9.50       SH.S. Znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti për Integrimin Europian

9.50-10.00      Diskutime

 

Sesion i përgjithshëm: Metodologjia e re e zgjerimit dhe implikimet e saj

10.00-10.15     Prof. Iva Zajmi, Marrëdhëniet midis Shqipërisë  dhe BE-së, progresi dhe

mangësitë

10.15-10.30     Dr. Aida Bushati Metodologjia e re e zgjerimit dhe implikimet e saj për

Shqiperinë dhe rajonin e Ballkanit

10.30-10.45    Dr. Ylber Sela, Universiteti i Tetoves, Progresi i Bashkëpunimit Rajonal

10.45-11.00    Diskutime

 

11.00- 13.00   Sesioni Paralel 1- Bashkepunimi Rajonal dhe Fqinjësia e mirë

Tregu Rajonal

Iniciativa REICO

Diskutime

11.00-13.00    Sesioni Paralel 2 – Siguria dhe  aspektet e mbrojtjes

Mbrojtja e të dhënave personale

Siguria kibernetike

Lidhja Ndermjet Organizatave te Sigurise ne Europ[e, Profesor Filipe

LaGrange, Universiteti i Poitiers, France

Diskutime

Lista e të ftuarve

Ambasadori Francez

Ambasadori Gjerman

Ambasadori i BE-së

Ministrja e Shtetit per Integrimin

Profesor La Grange

Dr. Ylber Sela, Universiteti i Tetovës

Universiteti i Prishtinës

Instituti i Studimeve Sociale, Mali i Zi

Universiteti i Vlorës

Universiteti i Elbasanit

Universiteti i Shkodrës

Studentet e Doktoraturës

Gjykata Kushtetuese

Gjykata e Lartë

 

 


 

 

REPUBLIC OF ALBANIA

THE UNIVERSITY OF TIRANA

LAW FACULTY

In Cooperation With

FRENCH EMBASSY IN TIRANA

GERMAN EMBASSY IN TIRANA

EU DELEGATION IN ALBANIA

 

With the Participation of the

UNIVERSITY OF POITIERS, FRANCE

UNIVERSITY OF PRISHTINA, FACULTY OF LAW

UNIVERSITY OF TETOVA, FACULTY OF LAW

 

Call for Conference Papers for the

International Conference on

“The Enlargement Process and Perspectives for Albania and the Western Balkans”

13 June 2023 in Tirana

 

The Faculty of Law of the University of Tirana, with the participation of the University of  Poitiers and the Support of the Fremch Embassy, German Embassy and EU Delegation in Albania organize the International Conference “The Enlargement Process and the Perspectives for Albania and the Western Balkans“. In this International Conference are invited to contribute with their papers and research articles researchers of European law, researchers of EU issues and those who have a good knowledge of the European integration process. The papers will be presented in the Conference and published in the book of proceedings following it.

 

The context

Exactly 20 years ago, in the spring of 2003, at the Thessaloniki Summit, the EU repeated it’s clear support for the European perspective of the countries of the Western Balkans (WB) and declared that the future of the Balkans is within the European Union. After two decades, a summary of achievements and challenges is a must. What can be said as a first observation is that the process has proceeded with small steps accompanied by fatigue and loss of confidence. Nevertheless, the war in Ukraine, its economic consequences for Europe has made the latter turn its attention to WB and revive its commitment toward WB. Thus, within a short period, within 2022, two EU summits have been held (one in Berlin on November 3 and one in Tirana on December 6, 2022), while; Albania and North Macedonia have officially opened membership negotiations; Bosnia and Herzegovina has received the status of a candidate country; and Kosovo has applied for membership also inspired by the EU’s decision on visa liberalization, which is expected to enter into force no later than January 1, 2024. However, many questions remain open regarding the predictability of the process, (when and how WB will be part of the EU?) and the compromise that can be reached. This conference will provide an in-depth insight into current challenges and perspectives based on research and critical analyses.

 

We are looking forward to welcome the submission of abstracts mostly being focused  on the topics related as following:

 

The New methodology of enlargement and its Implications

  • The Justice reform in Albania as a condition within the First Group – Fundamentals
  • Political criteria and challenges: democracy, rule of law and human rights
  • Harmonization and approximation with ‘acquis ‘of EU.

 

Regional Cooperation and Good Neighbourhood

  • The Berlin process and it’s achievments
  • Common Regional Market and perspectives
  • CEFTA and it’s transformation
  • REICO
  • European Political Community as a new beginning

 

The EU role as stability and security factor

  • Secutiry and Defense Aspects
  • Cooperation in cyber security and personal data protecton

 

Key dates and deadlines:

For abstract submission          May 19, 2023

Acceptance notice                  May 30, 2023

Conference date                      June 13,  2023 (to be confirmed)

 

Conference will be held: Europe House

The languages to be used during the conference: The Albanian and English language.

The abstracts shall be submitted at the following e-mails: inesaadhami@hotmail.com, aida.bushati@fdut.edu.al and Iva.zajmi@fdut.edu.al.

Conference fee: No fee to be applied for participation in this conference

 

In order to to be accepted, the submitted abstracts shall be drafted according to the following instructions:

  • The abstracts shall be drafted in Albanian or English version (depending on the language used for the conference articles).
  • The abstracts shall be drafted on Microsoft Word, in Times New Roman, 12 font size, with only 1 distance between lines of text, justify text alignment, 2,0 cm all margins.
  • The abstracts shall contain approximately 300 words.
  • The abstract should contain a clear and concise indication of the purpose of the research work, the approach and methodology used, the main results and implications, and how the abstract topic relates to the conference topic.
  • The abstract title should be in 12 font size, Times New Roman and bold.
  • The author name: author (s) full name, institution and e-mail address.
  • The key words should be in Times New Roman, font 10 and italic.

 

The abstract drafted in the Word format together with the Conference panel specified in the e-mail subject shall be submitted  within May 19, 2023 at the following e-mail addresses: inesaadhami@hotmail.com, aida.bushati@fdut.edu.al and Iva.zajmi@fdut.edu.al.

 

For any possible concern regarding the Conference issues, please don’t hesitate to contact us at these e-mail addresses: inesaadhami@hotmail.com, aida.gugu@fdut.edu.al and Iva.zajmi@fdut.edu.al.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AGENDA

 

International Conference on

“The Enlargement Process and Perspectives for Albania and the Western Balkans”

13 June 2023

Europe House, Tirana

 

09.00 – 10.00              Welcome and Opening Remarks

09.00 – 09.10              Prof. Artan Hoxha, Rector of the University of Tirana

09.10 – 09.20             H.E. Elisabete Barsacq, Ambassador of the French Embassy

09.20 – 09.30              H. E. Peter Zingraf, The German Ambassador in Tirana

09.30 – 09.40              H. E. Christiane.Hohmann, the EU Ambassador in Tirana

09.40 – 09.50             H. E. Mrs. Majlinda Dhuka, State Minister for EU Integration

09.50 – 10.00             Discussion

 

General Session         New Enlargement Methodology and its Implications

10.00 – 10.15              Prof. Iva Zajmi, The Relations between Albania and EU, progress and shortcomings

10.15 – 10.30              Dr. Aida Bushati, The new Enragment Methodology and its implications for Albania and the Balcan Region

10.30 – 10.45              Dr. Ylber Sela, The progress of Regional Cooperation

10.45 – 11.00              Discussion

 

11.00 – 13.00              Paralel Session I – Regional Cooperation and Good Neighbourhood

Regional Market

RYCO Initiative

Discussion

 

11.00 – 13.00              Paralel Session II – Security and Defense Aspects

Data Protection

Cyber Security

The Link between the Security Organisations in Europe – Professor Philippe Lagrange, University of Poitiers, France

Discussion

 

 

List of Invitees

French Ambassador

German Ambassador

EU Ambassador

Professor La Grange

Dr. Ylber Sela, University of Tetovo

University of Pristina

Institute of Social Studies, Montenegro

University of Vlora

University of Elbasan

University of Shkodra

Phd Students

Constitutional Court

Supreme Court

 

                                   

 

 

 

Leave A Comment