Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi mes tyre në disa fusha si shkëmbimi i stafit akademik, i studentëve, aplikimi i përbashkët në projekte kërkimore shkencore, organizimi i seminareve, konferencave, promovimi i  palëve në veprimtari të secilit partner.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof.Dr. Artan Hoxha dhe Rektori i këtij universiteti Prof. Dr. Fotios Maris, si dhe nga dekanët e dy fakulteteve përkatëse. Të dyja palët vlerësojnë bashkëpunimin në të ardhmen dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të veçanta që do të lidhen për aktivitete specifike.

Leave A Comment