(Nga radhët e studentëve)
 
Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës njofton organizimin e Konferencës Ndërkombëtare “Procesi i Zgjerimit dhe Efektet e Krizës në Ukrainë, perspektivat për Shqipërinë dhe Ballkanian Perëndimor”. Ftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe jo vetëm, pavarësisht vitit të studimit, të kontribuojnë me artikuj shkencorë në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare që do të organizohet në 13 qershor 2023 (per tu konfirmuar). Përzgjedhja e artikujve do t’i nënshtrohet një vlerësimi objektiv nga komisioni shkencor i Konferencës.
Konteksti
Pikërisht 20 vite më parë, në pranverën e vitit 2003, në Samitin e Selanikut, BE-ja përsëriti mbështetjen e saj të qartë për perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor (BP) dhe deklaroi se e ardhmja e Ballkanit është brenda Bashkimit Europian. Pas dy dekadash, përmbledhja e arritjeve dhe sfidave është një domosdoshmëri. Ajo që mund të thuhet si vëzhgim i parë është se procesi ka ecur me hapa të vegjël të shoqëruar me lodhje dhe humbje besimi. Megjithatë, lufta në Ukrainë, pasojat e saj ekonomike për Europën e ka bërë këtë të fundit të kthejë vëmendjen te BP dhe të ringjallë angazhimin e saj ndaj BP. Kështu, brenda një periudhe të shkurtër, brenda vitit 2022, janë zhvilluar dy samite të BE-së (ai në Berlin më 3 nëntor dhe ai i Tiranës më 6 dhjetor 2022), ndërsa; Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur zyrtarisht negociatat për anëtarësim; Bosnja dhe Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat; dhe Kosova ka aplikuar për anëtarësim të frymëzuar edhe nga vendimi i BE-së për liberalizimin e vizave, i cili pritet të hyjë në fuqi jo më vonë se 1 janari 2024. Megjithatë, shumë pyetje mbeten të hapura në lidhje me parashikueshmërinë e procesit, (kur dhe si BP do të të jetë pjesë e BE-së?) dhe kompromisi që mund të arrijë. Në këtë frymë, kjo konferencë do të ofrojë një pasqyrë të thellë në sfidat dhe perspektivat aktuale bazuar në hulumtime dhe analiza kritike.
Mirëpresim dërgimin e abstrakteve, duke u fokusuar veçanërisht në temat që lidhen me sa vijon:
Negociatat e antarësimit të BE-së
  • Metodologjia e re e zgjerimit
  • Reforma e Drejtësisë në Shqipëri si kusht në kuadër të Grupimit të Parë – Themeloret
  • Kriteri politik dhe sfidat: demokracia, shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut
  • Harmonizimi dhe përafrimi i legjislacionit me acquis të BE-së
Alternativa ndaj anëtarësimit në BE
  • Procesi i Berlinit dhe arritjet
  • Tregu i Përbashkët Rajonal dhe perspektivat
  • CEFTA dhe transformimi i saj
  • Iniciativa e Ballkanit të Hapur dhe pikëpyetjet
  • Komuniteti Politik Europian si në nisëm e re
Roli i BE-së si faktor stabiliteti dhe sigurie
  • Bashkpunimi në sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave personale
  • Konflikti Rusi-Ukrainë dhe impakti në procesin e integrimit
  • Kriza energjitike dhe asistenca e BE-së
Datat dhe afatet kryesore:
Për dërgimin e abstrakteve          30 Prill 2023
Njoftimi i pranimit                      15 Maj 2023
Data e konferencës                      13 Qershor 2023 (per t’u konfirmuar)
Vendi i konferencës: Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Gjuha e punës e konferencës: Gjuha shqipe dhe angleze.
Abstraktet duhet të dorëzohen në adresat: inesaadhami@hotmail.com, aida.bushati@fdut.edu.al dhe Iva.zajmi@fdut.edu.al
Tarifa e konferencës: Nuk ka tarifë për pjesëmarrje në këtë konferencë.
Për t’u pranuar, abstraktet e dorëzuara duhet të shkruhen sipas udhëzimeve të mëposhtme:
  • Abstraktet duhet të jenë të shkruara në shqip ose në anglisht (në varësi të gjuhës që do të zhvilloni punimin e plotë).
  • Abstraktet duhet të shkruhen në një Microsoft Word, në Times New Roman, madhësia e fontit 12, me një distancë të vetme midis rreshtave, shtrirja e tekstit justify, margjinat të gjitha 2,0 cm.
  • Abstraktet duhet të përmbajnë afërsisht 300 fjalë.
  • Abstrakti duhet të përmbajë një tregues të qartë dhe të shkurtër të qëllimit të punës kërkimore, qasjes dhe metodologjisë së përdorur, rezultateve dhe implikimeve kryesore, dhe si lidhet tema me temën e konferencës.
  • Titulli abstrakt duhet të jetë me font 12 në Times New Roman dhe bold.
  • Emri i autorit: emri i plotë i autorit ose autorëve, institucioni dhe adresa e emailit.
  • Fjalët kyçe duhet të jenë në Times New Roman, font 10 dhe italic.
Abstrakti në format word, së bashku me panelin e konferencës të specifikuar në temën e emailit duhet të dorëzohet deri në data 30 Prill 2023 në: inesaadhami@hotmail.com, Iva.zajmi@fdut.edu.al dhe aida.bushati@fdut.edu.al.
Për çdo pyetje në lidhje me konferencën, ju lutemi mos hezitoni të na shkruani në: Inesaadhami@hotmail.com, Iva.zajmi@fdut.edu.al dhe aida.bushati@fdut.edu.al.

Leave A Comment