Më datë 28.03.2023, Qendra për Drejtësi Gjinore, organizoi një leksion të hapur në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, rreth diskriminimit të komunitetit LGBTIQ+ në Shqipëri.
Drejtoresha e Qendrës, Zj.Adena Vangjeli, prezantoi objektivat dhe qëllimet e veprimtarisë së Qendrës. Ajo theksoi se promovimi, mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të grave është në fokusin e vazhdueshëm të tyre.
Zj.Vangjeli theksoi se çështja e barazisë gjinore, është një çështje delikate pasi vihet re që diferencat gjinore në Shqipëri janë ende shumë të theksuara. Për këtë qëllim, nëpërmjet këtyre aktiviteteve ato synojnë të informojnë të rinjtë, studentët, për rëndësinë dhe realitetin aktual të barazisë gjinore dhe të drejtave të grave.
E ftuar në këtë leksion ishte dhe Zj.Xheni Karaj, aktiviste e LGBTI, e cila trajtoi në mënyrë të përmbledhur situatën aktuale të komunitetit LGBTIQ+ në Shqipëri (diskriminim ndaj komunitetit) si dhe sfidat me të cilat përballen aktivistët që punojnë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti.
Leksioni i hapur, i mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë, nxiti mendimin kritik të studentëve, të cilët jo vetëm ishin aktiv me diskutimet e hapura po arritën të evidentonin se jemi një shoqëri ende në tranzicion, dhe se duhen inkurajuar të rinjtë për të promovuar barazinë gjinore, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen.
Leave A Comment