Bazuar në nenin 64 të Ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 67 pika 7 të Statutit të UT-së, të miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës më datë 14.09.2018 dhe me Urdhërin nr. 816 datë 26.12.2018 të Ministrisë Arsimit Sportit dhe Rinisë, Komisioni Ad – Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, për 3 (tre ) vendet e lira të punës për personel akademik pranë Departamentit të së Drejtës Penale të FDUT-së, vlerësoi të gjithë kandidatët në dy komponentë: Vlerësimi i dosjeve dhe Intervista.

Komisioni pasi analizoi rezultatet si më sipër,

V E N D O S I :

Të shpallë fitues për kategorinë “Lektor” kandidaten:

  1. Genada Taho

Të shpallë fitues për kategorinë “Asistent Lektor” kandidatët:

  1. Joana Qeleshi
  2. Xhei Çeliku

Leave A Comment