Në kuadër të programit READ Fellowship, mbështetur nga Albanian American Devepolment Fund (AADF), që synon ndërveprime mes institucioneve të arsimit të lartë në një nga vendet e OECD-së dhe Shqipërisë, është mundësuar bashkëpunimi mes Prof.Dr. Eralda (Methasani) Çani dhe Asistent Profesore Darinka Piqani, Instituti i Studimeve Evropiane, Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Leiden, studiuese e diasporës. Pjesë e këtij bashkëpunimi është bashkëpunimi për zhvillimin e leksioneve në kuadër të procesit mësimdhënës në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe bashkëpunimi shkencor, në të cilin është përfshirë edhe Andrea Mazelliu, pedagog me kohë të pjesshme dhe doktorant pranë Departamentit të së Drejtës Publike, Fakulteti i Drejtësisë.
Leksioni me temë “Transparenca dhe e drejta e informimit në institucionet e BE-së” u mbajt pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, në datat 15, 16 dhe 19 janar 2022. Për një kuptim më të mirë të temës dhe me qëllim që ndërveprimi të ishte sa me efikas, studentëve iu vunë paraprakisht në dispozicion vendime të Gjykatës Evropinae të Drejtësisë për të drejtën e informimit në Bashkimin Evropian dhe leksioni i përgatitur nga Asistent Profesore Darinka Piqani. Gjatë leksioneve u nxit pjesëmarrja aktive e studentëve.