Shmangia nga ndjekja penale dhe nga dënimi, institut i ri i drejtësisë penale për të mitur

Në datën 13.12.2022 Fakulteti i Drejtësisë në bashkëpunim më ICC Albania organizoi, në kuadër të Javës së Integritetit, diskutimin mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut.
13/12/2022
Masat e shmangies nga ndjekja penale dhe nga dënimi (Analizë teoriko-praktike)
14/12/2022
Shmangia nga ndjekja penale dhe nga dënimi, institut i ri i drejtësisë penale për të mitur

Në kuadër të projektit “Masat e shmangies nga ndjekja penale dhe nga dënimi, Analizë teoriko-praktike”, në dt 12 Dhjetor 2022 në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë u organizua seminari me temë “Shmangia nga ndjekja penale dhe nga dënimi, institut i ri i drejtësisë penale për të mitur”. Seminari kishte si synim evidentimin e gjetjeve të studimit shkencor të hartuar në kuadrin e këtij projekti.

Ky aktivitet u çel me fjalën përshëndetëse të Prof.Asoc. Jola Bode, udhehqëse shkencore e projektit. Me tej Prof.Asoc Jola Bode prezantoi gjetjet e studimit dhe punën kërkimore për realizimin e tij. Në vijim bashkëpunëtorët, Dr. Ela Podgorica, Dr. Jonad Bara si dhe Dr. Etlon Pepo gjithashtu prezantuan aspekte që lidhen me përmbajtjen dhe rezultatet e studimit.

Në këtë seminar morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve, Znj.Borana Dedej dhe Znj.Anda Hysi.

Të ftuarit parashtruan hapat që janë ndërmarë për ngritjen e kësaj qendre si dhe rolin dhe funksionet e saj në mbikqyrjen dhe mbrojtjen e të miturve pas vuajtjes së dënimit si dhe procesin e reabilitimit të tyre.

Studentët e pranishëm shfaqën interes si dhe bënë pyetje mbi aspektet lidhur me studimin si dhe sfidat dhe rëndësinë e drejtësisë penale për të mitur.