Më datë 13 Dhjetor 2022, pranë ambienteve të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Tiranës, u zhvillua një leksion i hapur me studentët për të prezantuar gjetjet e studimit shkencor të realizuar në kuadër të projektit “Masat e shmangies nga ndjekja penale dhe nga dënimi (Analizë teoriko-praktike)”.

Në vijim të publikimit të studimit shkencor, studentët Oriana Koçibelli, Andi Kasa, Eneja Allmuça dhe Albjona Toçi, prezantuan elementët kryesorë të institutit të shmangies nga ndjekja penale/dënimi dhe zhvilluan një diskutim të hapur me studentët e tjerë mbi gjetjet kryesore të studimit. Studentët e pranishëm u përfshinë në diskutime me interes mbi aspektet kryesore dhe problematikat e lidhura me zbatimin e masave të shmangies nga ndjekja penale dhe nga dënimi.

Ky leksion i hapur u drejtua nga studentët që ndihmuan në zbatimin e prjektit nën mbikqyrjen e pedagogëve bashkëpunëtorë të projektit Dr. Ela Podgorica, Dr. Jonad Bara dhe Dr. Etlon Peppo.

Leave A Comment