Në panelin e diskutimit morën pjesë Drejtuesja e Departamentit të së Drejtës Civile, Prof. Dr. Nada Dollani, Sekretarja e Përgjithshme e ICC Albania, Zj. Ardita Seknaj, Dr. Armela Kromiçi , Dr. Jonida Rystemaj dhe studentja e doktoraturës pranë Departamentit të së Drejtës Civile, Ledja Burnazi. Diskutimi evidentoi nevojën për një vëmendje më të madhe shtetërore drejt standardeve ndërkombëtare që imponojnë një sjellje të përgjegjshme për biznesin në tërësi. Sfidat me të cilat do të ndeshet ky zbatim lidhen kryesisht me stadin embrional të zhvillimit të biznesit në Shqipëri për shkak të mungesës së sektorit privat për një kohë të gjatë çka solli mungesën e traditës për përgjegjësinë e biznesit dhe njëherësh mungesën e pritshmërisë së shoqërisë në tërësi për sjellje të përgjegjshme nga ana e biznesit.

 

 

Leave A Comment