Në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kriminologjia e gjelbër. Dëmi, subjektet dhe viktimat mjedisore sipas legjislacionit dhe praktikës shqiptare”, financuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në kuadër të Programit për Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit 2022-2023, ftohen të gjithë studentët e interesuar të Fakultetit të Drejtësisë, të aplikojnë për të marrë pjesë në këtë projekt.
Studentët nëpërmjet një workshop-i do të trajnohen lidhur me metodat e kërkimit shkencor dhe pjesmarrja në projekt do t’i ndihmojë ata në rritjen e aftësive të tyrë në fushën e kërkimit shkencor. Më tej, ata do të jenë pjesë aktive e projektit nëpërmjet mbledhjes së të dhënave, literaturës, vendimeve gjyqwsore apo statistikave në këtë fushë dhe në hartimin e një studimi përfundimtar.
Studentët do të informohen dhe ndërgjegjësohen mbi rëndësinw e krimeve mjedisore dhe ndikimin e tyre në cilësinë e jetës duke analizuar subjekte dhe viktima të kësaj kategorie.
Në fund të projektit, studentët do të pajisen më çertifikatë pjesëmarrjeje.
Koha e përfundimit të projektit: Gusht 2023.
Kriteret që duhet të plotësojnë studentët:
-
Preferohen studentët e nivelit Master apo në vitet e fundit të Progarmit të Integruar “Master i Shkencave në Drejtësi”.
-
Kanë prioritet studentët me mesatare të lartë.
-
Të jenë njohës të mire të gjuhës angleze dhe italiane.
-
Te jenë të interesuar në përvetësimin e metodave të kërkimit shkencor dhe të kenë aftësi të mira analitike dhe organizative.
-
Të kenë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
Leave A Comment