Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 7 (shtatë) vende të lira pune për pesonel akademik me kohë të plotë, si më poshtë:

  1. Në Departamentin e të Drejtës Publike 4 (katër) vende pune

  2. Në Departamentin e të Drejtës Penale 3 (tre) vende pune

Kandidatët konkurrentë në Departamentin e së Drejtës Publike, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Në kategorinë Lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku gradën shkencore “Doktor”;

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  5. Të zotëroje një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane, ose gjuhën Spanjolle dhe njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të ketë dy rekomandime;

  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;

  8. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të ketë përvojë në mësimdhënie;

  2. Të jenë njohës shumë të mirë të Gjuhës Angleze;

  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

  1. Në kategorinë Asistent-lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  2. Të mbajë së paku diplomën “Master i Shkencave”;

  4. Të zotëroje një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane, ose gjuhën Spanjolle dhe njohuri të programeve kompjuterike;

  5. Të ketë dy rekomandime;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Kandidatët konkurrentë në Departamentin e së Drejtës Penale, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Në kategorinë Lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku gradën shkencore “Doktor”;

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të ketë përfunduar studimet në fushën e Drejtësisë brenda ose jashtë vendit me mesatare të lartë;

  5. Të zotëroje një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane, ose gjuhën Spanjolle dhe njohuri të programeve kompjuterike;

  6. Të ketë dy rekomandime;

  7. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;

  8. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të jetë njohës shumë i mirë i Gjuhës Angleze;

  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;

  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

  1. Në kategorinë Asistent-lektor”, kandidati duhet të plotësojë këto kritere të përgjithshme:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

  2. Të mbajë së paku diplomën “Master i Shkencave”;

  3. Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale;

  4. Të zotëroje një prej 5 (pesë) gjuhëve të huaja, përkatësisht gjuhën Angleze, gjuhën Frënge, gjuhën Gjermane, gjuhën Italiane, ose gjuhën Spanjolle dhe njohuri të programeve kompjuterike;

  5. Të ketë dy rekomandime;

  6. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna;

  7. Të mos jetë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.

Preferohen kandidatët konkurrentë që plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:

  1. Të jetë njohës shumë i mirë i Gjuhës Angleze;

  2. Të ketë përvojë në mësimdhënie;

  3. Të ketë realizuar botime në revista shkencore, referime në konferenca dhe/ose pjesëmarrje në projekte të ndryshme shkencore brenda ose jashtë vendit.

Kandidatët duhet të paraqesin këtë dokumentacion:

  1. Kërkesë me shkrim;

  2. Jetëshkrim (CV);

  3. Kopje të pasaportës ose kartës së identitetit;

  4. Diplomë dhe listë notash për të gjitha ciklet e studimeve universitare (të noterizuara). Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga strukturat përgjegjëse përkatëse;

  5. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj dhe kompjuterit (të noterizuara);

  6. Të ketë të paktën dy referenca;

  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop etj (fotokopje të noterizuara);

  8. Kopje të botimeve të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;

  9. Kopje të librezës së punës;

  10. Raport mjeko ligjor për aftësi në punë;

  11. Dëshmi penaliteti.

Dokumentat dorëzohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore, në Fakultetin e Drejtësisë, të Universitetit të Tiranës, nga data 05.12.2022- 16.12.2022.

Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta.

Për cdo sqarim mund të kontaktoni në numrin e telefonit 04 2431112.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *