Takim Informues me Shoqaten ELSA Albania

Kandidatët fitues në Masterin Ekzekutiv në Kriminologji
21/11/2022
Seanca Informuese nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbi programet SUSI dhe Global UGrad
25/11/2022
Takim Informues me Shoqaten ELSA Albania

Në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, datë 14.11.2022, u mbajt takimi me përfaqësues të ELSA Albania – Shoqatës Evropiane të Studentëve të Drejtësisë.

Ky takim u përshëndet nga Zv.Dekania, Prof.Dr.Iva Zajmi e cila falenderoi shoqatën ELSA Albania për kontributin që jep në përfshirjen dhe aktivizimin e studentëve përmes projekteve, iniciativa apo aktiviteteve të natyrës juridike.

Presidenti i shoqatës ELSA Albania, Z. Dhimitër Zguro solli në vemendje Projektin “EU-WB-SI”, të organizuar nga RYCO, me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Italisë, në të cilin ELSA Albania mori pjesë si një nga anëtaret e rrjetit ELSA në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu Z.Zguro informoi mbi disa nga projektet e ardhshme, me anë të të cilave ELSA Albania synon të nxisë rritjen e praktikave të punës për studentët, tek shtetet ku ajo operon. Një prejt tyre është dhe zhvillimi i konkursit të ndërmjetësimit, në bashkëpunim me kompaninë Frost and Fire, dega Shqipëri, i cili jo vetëm do të ofrojë çertifikata dhe çmime simbolike por edhe punësim pranë kësaj kompanie, për të gjithë studentët fitues.

Takimi u mbyll me qëndrime pozitive nga palët dhe me dëshirën për rritjen e partneritetit midis Fakultetit të Drejtësisë dhe shoqatës ELSA Albania, pasi me bashkëpunimin e tyre mund të rritet përfshirja dhe përshtatja e studentëve me tregun e punës.