Me datë 03.11.2022, në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti u Tiranës, u zhvillua një takim informues organizuar nga AADF (Albanian – American Development Foundation), mbështetur nga projekti Clean Score pranë Fakultetit të Drejtësisë.

Në këtë takim morën pjesë Zv.Dekane-Prof. Iva Zajmi, përfaqësues të AADF, si dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Përfaqësuesit e AADF njoftuan lancimin e thirrjeve te reja, në kuadër të projektit READ-Research Expertise from Academic Diaspora. Ky projekt është në vitin e dytë të zbatimit të tij, duke sjellë thirrje të reja që mbështeten në katër shtylla kryesore: publikime në revista me faktor të lartë impakti, mbikëqyrje të doktoraturave me mentor nga Diaspora, zhvillim e përmirësim i kurrikulave dhe bashkëmësimdhënie.

Programi READ vjen me risi në këtë vit, pasi shtrihet dhe tek të gjitha Universitetet Publike Shqiptare.

Zv. Dekane Iva Zajmi, u shpreh se hapja e thirrjeve të reja përkon dhe me hapjen e programit të doktoraturave në Fakultetin e Drejtësisë, çka është me interes jo vetëm për doktorantët e rinj por edhe për udhëheqësit e tyre shkencore në kërkimin e mundësive që ofron Programi READ.

Pedagogët e pranishëm u shprehën të interesuar për thirrjet për aplikim të lançuara në kuadër të projekteve të mbështetura nga AADF.

Informacion më i detajuar rreth thirrjeve mund të gjendet në linkun: https://www.iie.org/en/Programs/Research-Expertise-from-the-Academic-Diaspora/Apply/For-Albanian-Resident-Scholars

Afati i fundit për dorëzimin e projekteve dhe aplikimeve është 17 dhjetor 2022

Leave A Comment