.
Në zbatim të nenit 76 të Ligjit 80/2015, “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe të Urdhërit të Përbashkët të QSHA dhe RASH Nr. 8, datë 30.06.2022, “Për miratimin e kalendarit për procesin e aplikimit dhe të regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2022–2023”, njoftohen aplikantët e raundit të tretë, që janë pjesë e portalit U-Albania, që nuk janë regjistruar në asnjë program studimi, që të dorëzojnë kërkesat për regjistrim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në datat 3-4 nëntor 2022.
Kërkesa duhet të përmbajë Numrin e ID të Maturës dhe të shoqërohet me fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
Regjistrimi i fituesve do të kryhet në datat 5-6 nëntor 2022.
.
Leave A Comment