Njoftim per vende te lira pune

NJOFTIM PER VENDE TE LIRA PUNE

Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, shpall ‘Vende pune, Staf Administrativ me karakter administrativ”, për pozicionet si më poshtë:

Kryetar i Degës së Shërbimeve

Kandidatët që konkurojnë për Kryetar i Degës së Shëbimeve’, duhet të plotësojnë këto kritere:

Ø  Kritere të përgjithshme:

 

 

1       Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar,

2      Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të            cilin konkurojnë,

3      Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për kryerjen         e një vepre penale me dashje,

4       Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

Ø  Kritere të veçanta

 

1        Të zotërojë diplomë univeristare, në programin e studimit të ciklit të pare          “Bachelor” dhe të dytë “Master”,

2        Të ketë së paku 3 (tre) vite eksperiencë pune,

3        Të ketë njohuri në programet bazë kompjuterike,

4        Të ketë dëshmi në një nga 5 (pesë) gjuhët e huaja perëndimore,

5        Të zotërojë aftësi shumë të mira komunikuese dhe e aftë të punojë në grup.

Dokumentacioni i mësipërm të njësohet me origjinalin dhe të dorëzohet në Zyrën e Burimeve Njerëzore duke filluar nga data 31.10.2022- 14.11.2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *