THIRRJE PËR APLIKIM NË KONKURSIN E SHKRIMIT LIGJOR PËR ANKESAT KUSHTETUESE INDIVIDUALE 

Njoftohen studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional Viti i Dytë të paraqiten pranë Sekretarisë Mësimore orari 10:00-12:00 për të bërë zgjedhjen e lëndëve me zgjedhje deri me datë 04.11.2022
27/10/2022
Njoftim per vende te lira pune
02/11/2022
THIRRJE PËR APLIKIM NË KONKURSIN E SHKRIMIT LIGJOR PËR ANKESAT KUSHTETUESE INDIVIDUALE 

 .

 

 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizon një konkurs për hartimin e ankesave kushtetuese individuale. Aplikimet do të gjykohen nga një panel i përbërë nga juristë, stafi ligjor i Prezencës së OSBE-së dhe gjyqtarë e ish-gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në dhjetor 2022, Prezenca do të organizojë një ceremoni çmimesh për tri punimet më të mira të ankesave individuale kushtetuese. Fituesit do të shpërblehen me kuponë për blerje librash.

Kriteret e konkursit:

 

  • Konkursi i Ankesave Kushtetuese Individuale është i hapur për të gjithë studentët e Drejtësisë në Shqipëri, si nga universitetet shtetërore ashtu edhe ato private;

  • Lejohet të paraqitet vetëm një ankesë individuale për çdo pjesëmarrës. Ankesa duhet të jetë në gjuhën shqipe. Në rast se ka dorëzime të më shumë se një aplikimi, të gjitha ankesat e dorëzuara pas së parës do të konsiderohen të pavlefshme;

  • Ankesa individuale duhet të jetë origjinale. Ankesat e kopjuara nuk do të merren parasysh në konkurs dhe çdo formë plagjiature do të çojë në skualifikim nga konkursi;

  • Tema e ankesës individuale do të bazohet në një çështje hipotetike sipas të cilës ankimohet një akt publik hipotetik që cenon interesat e ankuesit, kur legjislacioni vendas nuk ofron mjete juridike efektive në dispozicion (Neni 71/a, par.1, germa “a” e ligjit nr.8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”);

  • Temat e ankesave duhet të jenë krijuese dhe të zbatueshme, pasi këta janë edhe elementë të kritereve të vlerësimit. Disa ide mund të jenë të drejtat e komunitetit, qasja në shërbime, trajtimi i të burgosurve dhe/ose personave të arrestuar, ose çfarëdo e drejte kushtetuese, qoftë e shprehur qartë apo e nënkuptuar.

  • Përmbajtja e ankesës individuale duhet të jetë nga 2 000 (dy mijë) deri në 4 000 (katër mijë) fjalë. Çdo punim nën 2 000 fjalë do t’i nënshtrohet skualifikimit të mundshëm. Nëse ankesa i tejkalon 3000 fjalë, një përmbledhje prej më pak se 3 000 fjalësh duhet të shoqërojë ankesën kryesore.

  • Të gjitha ankesat duhet të shtypen në faqe elektronike të madhësisë standarde dhe duhet të formatohen si më poshtë: Times New Roman, madhësia 12, justified, me hapësira dyshe mes rreshtave. Madhësia e shkronjave të shënimeve në fund të faqes duhet të jetë Times New Roman 10. Lejohen të gjitha citimet e jurisprudencës së zbatueshme (jurisprudenca shqiptare, jurisprudenca e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ose e drejta ndërkombëtare e zbatueshme në Shqipëri). Jurisprudenca e jashtme ose shembujt nga konteksti i huaj mund të citohen ose të referohen, por nuk duhet të përbëjnë bazën e argumentit juridik.

  • Çdo faqe duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin e konkurrentit/konkurrentes dhe emrin e fakultetit, në këndin e sipërm djathtas.

  • Afati i dorëzimit të ankesës është data 20 nëntor 2022. Aplikimi bëhet përmes postës elektronike drejtuar law-al@osce.org ose përmes Event Registration – Google Forms. Aplikimi duhet të përmbajë titullin e punimit, emrin e plotë të pjesëmarrësit, numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe emrin e fakultetit ku ndjek studimet aktualisht. Nuk do të pranohen ankesat e dërguara pas këtij afati.

Vlerësimi i Ankesave Individuale:

 

Të gjitha punimet e marra do të shqyrtohen dhe vlerësohen nga një komision i ngritur nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe më pas do të shqyrtohen nga stafi ligjor i Prezencës së OSBE-së dhe gjyqtarë aktualë ose të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese. Ankesat do të vlerësohen për origjinalitetin e ideve, qartësinë e përmbajtjes, sekuencën e prezantimit dhe aftësitë e të shkruarit krijues.

Ankesat individuale do të vlerësohen nga një panel në bazë të kritereve të mëposhtme:

  1. Origjinaliteti i idesë dhe zbatueshmëria në kontekstin ligjor shqiptar: 30%

  2. Koherenca dhe organizimi sa i përket strukturës: 20%

  3. Aftësia krijuese dhe prezantimi: 30%

  4. Qartësia në gjuhësinë ligjore, shprehje dhe stilistikë: 20%

Fituesit dhe Çmimet:

Fituesit do të shpallen në ditën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, më 14 dhjetor 2022, në Tiranë.

Vendi i parë: Kupon për blerje librash me vlerë 250 euro

Vendi i dytë: Kupon për blerje librash me vlerë 150 euro

Vendi i tretë: Kupon për blerje librash me vlerë 100 euro

Të gjithë pjesëmarrësit jofitues do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.

Nëse keni pyetje apo paqartësi, mund të na kontaktoni përmes law-al@osce.org