Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë, do të organizojë trajnimin me temë:
“Aksesi në Gjykatën Kushtetuese dhe hartimi i ankimit kushtetues individual”
Trajnimi do të zhvillohet më datë 31 tetor 2022, në orën 09:30 – 13:30 në Auditorin 402 pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Në këtë trajnim do të trajtohen këto tema:
-
funksionimi i Gjykatës Kushtetuese;
-
aksesi në gjykatë;
-
këshilla praktike për plotësimin e formularit te kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese;
-
këshilla praktike për të bërë një ankim individual;
-
cilat janë rastet kur mund t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese me një ankim individual;
-
si të hartojmë një ankim individual të suksesshëm;
-
çfarë duhet të përmbajë domosdoshmërisht ankimi kushtetues.
Leave A Comment